Në Maqedoninë e Veriut, për 300-400 euro mund të ndryshohet lehtë identiteti

Date:

Pasaportë e re, emër i ri, kërkesë e re për azil. Sidoqoftë, verimaqedonasi Murat S. (33) u hetua, u gjobit të hënën dhe më pas u dëbua menjëherë.

Por si ka mundur të ndodhte kjo? Për shkak se ndryshimi i emrave dhe aplikimi për një pasaportë të re në disa vende të Ballkanit është lojë e fëmijëve, të huajt që janë deportuar për një kohë të gjatë, po kthehen gjithnjë e më shumë në Gjermani. Mashtruesit e pasaportave hetohen vetëm nëse policia federale ka mundësinë e krahasimit të gjurmëve të gishtërinjve.

Të hënën, çështja e 33-vjeçarit Murat S. u dëgjua në Gjykatën e Rrethit në Pirna Të Gjermanisë, shkruan “Bild”. Në fillim të gushtit 2017, ai kërkoi azil me emrin Nazif Z., i cili iu refuzua në shtator të vitit 2017. Verimaqedonasi u ankuai, por e humbi gjykimin në nëntor 2018 dhe për këtë arsye iu kërkua të largohej nga vendi. Por, ai edhe më tej qëndroi në Gjermani.

Nazif F. u deportua në maj 2019. Në mes të nëntorit ai u kthye si Murat S. me një pasaportë krejtësisht të re (kushton rreth 300 deri 400 euro). Gjatë një kontrolli ai mohoi një dëbim të mëparshëm. Meqenëse dyshimi u konfirmua, Murat S. përfundoi në arrest.

Ai e pranoi veprën: “Doja të kthehesha në Drezden, aty kam miq. Me vulën e dëbimit në pasaportën time, kjo nuk ishte e mundur. Në vendlindje aplikova në polici për të ndryshuar emrin tim dhe erdha me emër tjetër. Për këtë nuk ju nevojitet ndonjë arsye. Na Maqedoninë e Veriut, kjo është e mundur deri në tre herë“.

Gjykatësi Wiedmer: “Këto raste po rriten në mesin e qytetarëve nga Ballkani. Vetëm data e lindjes dhe numri i identifikimit personal mbeten të njëjtë. Ne kemi problem që nëse të huajt nuk janë trajtuar për qëllime identifikimi, ata nuk do të vërehen me emrin e ri. Për fat të mirë, në këtë rast, u zbatuan gjrumët e gishtërinjve për të hetuar identitetin e tij të mëparshëm“.

Murat S. ishte në paraburgim për dy muaj e gjysmë, duke vuajtur një gjobë të papaguar për vjedhje (30 ditë). Gjykata e rrethit tani e gjobiti për hyrje të paligjshme pas deportimit, me 150 norma ditore prej 15 eurosh, transmeton Shtegu.com. Pastaj ai u dëbua menjëherë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...