Nuk ia dha fjalëkalimin e celularit, vëllai ther të vëllain në Austri

Date:

„Më jep fjalëkalimin“, „Jo“ dhe vëllai 17-vjeçar sulmoi me thikë në ëels të Austrisë. Ai ka sulmuar me thikë vëllain e tij pasi nuk ka dashur t’ia zbulojë fjalëkalimin e celularit të nënës së tij.

Pasditen e së martës është shkaktuar një mosmarrëveshje mes vëllezërve në banesën e familjes nga Afrika, në ëels. 17-vjeçari ka dashur ta përdorë celularin e mamasë, 15-vjeçari e dinte fjalëkalimin, por nuk e zbuloi.

Më i madhi mësohet se ka kapur një thikë kuzhine dhe e ka goditur me thikë vëllain e tij të vogël. 17-vjeçari dyshohet se ka plagosur me thikë kuzhine të vëllain në pjesën e gjoksit, informon portali Shtegu. I plagosuri ka mundur të arratiset nga banesa dhe ka gjetur mbrojtje tek fqinji i tij, i cili ka lajmëruar policinë. Sulmuesi i ri me thikë është arrestuar.
Ndaj tij është shqiptuar ndalim për hyrjen dhe afrimin me të dhe iu shqiptua ndalim i përkohshëm i armëve. Gjatë marrjes në pyetje, 17-vjeçari e ka pranuar veprën dhe është arrestuar. 15-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...