NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR VOTIMIN FIZIK NË CYRIH

105 Lexime

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR VOTIMIN FIZIK NË CYRIH

Të nderuar bashkatdhetarë,

Votimi fizik për të gjithë bashkatdhetarët që janë regjistruar të votojnë fizikisht në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, do të mbahet më 8 shkurt 2025 (e shtune).

Adresa e konsullatës është: Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048, Zurich

 

Votimi bëhet nga ora 07:00 deri në 19:00.

 

Ju rekomandojmë që:

 

 Të përdorni transportin publik, pasi mundësitë e parkimit janë të kufizuara.

 

 Të keni me vete dokumentin e identifikimit për të realizuar të drejtën tuaj të votës.