Çekët gjejnë në Shqipëri liqenin më të madh termal nëntokësor në botë më 127 metra thellësi

Date:

Studiuesit kanë zbritur në një thellësi mbi njëqind metra për të gjetur liqenin më të madh termik nëntokësor në botë. Pas disa pengesave, ata më në fund ishin në gjendje të vërtetonin hipotezën e tyre

 

Studiuesit nga Çekia kanë zbuluar në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë. Por, për këtë, ekspedita në një thellësi prej 127 metrash kishte disa përpjekje.

 

Historia e zbulimit nisi në vitin 2021. Asokohe, speleologu Marek Audy dyshoi se në zonën përreth Vromonerit në jug të vendit mund të kishte një shpellë me një liqen të rrallë termik, raporton “Seznam Zpravy”.

 

Në verën e vitit 2021, ai hyri në shpellën e squfurit së bashku me gruan e tij. “Kishte akrepa, merimanga, vapë dhe erë e keqe, nuk do të thosha se ishte një shpellë romantike”. Më pas, eksploruesi i shpellës dhe kolegët e tij vazhduan të eksploronin zonën.

 

Në vitin 2022, falë pamjeve të dronit, ata bënë një zbulim: panë një kolonë avulli. Megjithatë, ata nuk arritën dot në liqen. Ata arritën ta bënin këtë vetëm në vjeshtën e vitit 2023. Madhësia e vërtetë e liqenit mbeti e fshehur prej tyre sepse lazeri nuk ishte drejtuar pikërisht në bregun e kundërt, shkruan “Seznam Zpravy”.

 

Në tetor të vitit të kaluar, Audy dhe ekipi i tij udhëtuan sërish drejt Shqipërisë, transmeton portali Shtegu. Qëllimi i tyre: „të konfirmojnë dhe matin me saktësi zbulimin e tyre të mëparshëm të liqenit më të madh termik nëntokësor në botë“, shkruan Neuron në Facebook.

 

Studiuesit iu drejtuan Fondacionit Neuron dhe morën mbështetje. Kjo u mundësoi atyre të bënin matje duke përdorur një skaner lidar 3D më të fundit. Rezultati i këtyre matjeve tregon se ekipi ka gjetur vërtet liqenin më të madh termik nëntokësor në botë.

 

Sipas “Seznam Zpravy”, ai është 138.3 metra i gjatë, 42 metra i gjerë dhe përmban 8 335 metra kub ujë termal.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...