Diori banori më i ri në Winterthur, do të rritet në dy gjuhë

112 Lexime

16:54:41                    2017-01-04

 

 

 
Ardita dhe Shkelzen Pirku u njoftuan para tre vitesh gjatë një pushimi, ndërsa në mes tyre menjëherë lindi dashuria. Vitin e kaluar, kosovarja 25-vjeçare iu bashkua bashkëshortit të saj në Winterthur, i cili është rritur në Zvicër. Që të dy u martuan dhe më pas lindi edhe dëshira për një fëmijë të përbashkët.

 

 

 

 

Për këtë ëndërr, Ardita bile i prolongoi edhe studimet e saj si mësuese. Të shtunën, më 1 janar, rreth orës një pas mesnate, dritën e diellit e pa i biri i saj, Diori, i cili lindi në spitalin kantonal të Winterthurit. Është foshnja e parë në këtë qytet të bukur zviceran, për vitin 2017.

 

 

 

 

 

Nga intuita e saj, nëna e kishte ditur se do të jetë një djalë: „Edhe para se mjeku ta hetojë në ultrashal, unë isha e bindur se do të jetë një djalë“, rrëfen Ardita Pirku me buzëqeshje, natyrisht, paksa e rraskapitur nga lindja, shkruan „zueriost“, njofton „Shtegu.com“. Por, gjinia e foshnjes nuk ka luajtur rëndësi për prindërit, njësoj sikurse edhe emri i foshnjes, të cilin nëna e kishte parë në ëndërr dhe ashtu vendosën ta quajnë.

 

 

 

 

Duket se angazhimet e çifit tashmë janë rritur. „Jemi të vetëdijshëm për një përgjegjësi të madhe dhe angazhime të reja. Por, ne jemi përgatitur për to“, pohon nëna e re 25-vjeçare, me një shikim të lumtur nga bashkëshorti i saj. Që të dy do të angazhohen për edukimin e fëmijës.

 

 

 

Ata duan t`ia trashëgojnë tiparet dhe traditan të cilën e kanë mësuar personalisht nga prindërit e tyre: „Më e rëndësishmja në jetë është familja dhe ndershmëria, si dhe skujt të mos i mendohet e keqja“.

 

 

 

 

Diori i vogël do të rritet në dy gjuhë, gjermanisht dhe shqip. „Për ne është me rëndësi që para se të hyjë në foshnjore, të mund të komunikojë me shokët vet dhe të integrohet sa më mirë. Por, nga ana tjetër, ai do të komunikojë edhe me të afërmit në Kosovë, për këtë dëshirojmë t`ia mësojmë të dy gjuhët“, pohon Shkelzen Pirku.

 

 

 

 

Në familjen Pirku, temë e rëndësishme gjithnjë ka qenë integrimi. Prindi i sapoformuar, në Zvicër kishte ardhur në moshën pesëvjeçare ku edhe kishte vijuar shkollimin. „Prindërit e mi ishin mjaft të hapur, e mësuan shumë shpejt gjuhën gjermane dhe në edukuan në mënyrë bashkëkohore. Motra ime nuk është e detyruar të mbajë shami dhe është e lirë të dalë“, vazhdon më tej 29-vjeçari.

 

 

 

 

 

Pridërit e freskët janë shumë të lumtur që mund ta mbajnë në kragë fëmijën e tyre të shëndoshë dhe të largohen nga spitali. Ata janë duke planifikuar të lindin edhe ndonjë fëmijë, por do të presin edhe katër vite. „Po që se fëmijët lindin në periudhë kohore të shkurtër, mund të jetë angazhim i madh për prindërit dhe nuk mund të arrijnë që të dyve tu kushtojnë vëmendje, të cilën e meritojnë“, është i bindur Shkelzen Pirku.