Njihuni me fshatin francez ku Viagrat do të shpërndahen falas

60 Lexime

13:59:57                  2019-05-25

 

 

Në fshatin francez Montereau (F), sipas kryetarit të komunës, ka shumë pak fëmijë. Kështu që ai mund ta shpëtojë vendin nga zhdukja, duke shpërndarë në të ardhmen Viagra falas.

Kryebashkiaku Jean Debouzy nga fshati francez Montereau, është i shqetësuar me numrin e vogël të pasardhësve, shkruajnë mediat franceze, përcjell Shtegu.com. Me një plan të guximshëm ai dëshiron të ndalojë rënien e popullsisë, me ndihmë mjekësore. Zgjidhja e tij e propozuar: Dhënia falas e tabletës potente Viagra.

„Një fshat pa fëmijë është një fshat që vdes“, thotë kryebashkiaku. Jo vetëm në Montereau që ka probleme me pasardhës, por edhe në Komunën fqinje La Cour-Marigny në departamentin Loiret në jug të kryeqytetit Paris.

Me propozimin për Viagra, Debouzy dëshiron të tërheqë vëmendjen për gjendjen e vështirë të shkollave lokale. Për shkak të nivelit të ulët të lindjeve, në të ardhmen nuk do të mund të mbushen të gjitha klasat e shkollës. Tashmë dy shkolla pothuajse janë gati të mbyllen.

Çiftet midis moshave 18 dhe 40 vjeç, që jetojnë ose lëvizin në Montereau, duhet të jenë në gjendje t`i marrin tabletat e famshme blu në këshillin komunal. Por këtu ka një problem: Kryebashkiaku ende nuk ka qasje në tabletat potente. Së pari, këshilli duhet ta miratojë propozimin.

Siç raportojnë disa media franceze, francezët gjithashtu kanë nevojë për recetë të mjekut për blerjen e Viagras, informon më tej Shtegu.com. Se si Debouzy do ta tejkalojë këtë barrierë, mbetet e paqartë.

Ashtu si edhe pyetjen se kush duhet t`i marrë përsipër shpenzimet për nxitësin seksual. „Do të shohim më pas, kur çifti i parë do të kërkojë një kuti me Viagra në sallën e bashkisë“, tha kryebashkiaku.

Vitin e kaluar, shkalla e lindjeve në Francë ra për herë të katërt me radhë, shkruan „The Local“. Politika franceze kërkon një normë më të lartë të lindjeve dhe e ka mbështetur atë për disa vite. Ndër të tjera, familjet me fëmijë tashmë marrin subvencione, pushime tatimore dhe leje prindërore.