Askush nuk e bëri mall, por FC Kosova München siguroi titullin e kampionit

77 Lexime

22:33:29                2019-05-25

 

 

FC Kosova München, të dielën e kaluar (19.05.2019) ia mbylli grykën thesit dhe tre ndeshje para përfundimit të kampionatit në Kreisliga 2 München, e siguroi titullin e kampionit.

Personalisht Bernhard Slawinski, kryetar i qarkut të Mynihut, nga Shoqata futbollistike e Bavarisë, nuk e lëshoi nderin që t’ia dorëzonte trofeun kampionit.
Për herë të parë në histori, FC Kosova München ngritet në ligën rajonale.

Me 22 fitore dhe 2 barazime nga 26 ndeshje, mund të shihet rezultati dhe sezoni ende nuk ka mbaruar, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.
Edhe ndeshjet e fundit nuk do të lihen pas dore, por do të tentohet që të arkëtohen të gjitha pikët e mundshme.

„Do të ishte e padrejtë të devijoheshin tani ekipet e tjera dhe në fund, ne luajmë për të fituar“, ka deklaruar trajneri Bajram Kackin.

Edhe në sezonin e ri në ligën rajonale, qëllimi është që të luhet për kreun e tabelës dhe të vazhdohet të ndërtohet performanca.

Në nivelin e lojës, skuadrës në asnjë mënyrë nuk i mungon asgjë, pasi që qysh në parapërgatitje kanë luajtur ndeshje skuadrave të forta të ligave të tjera rajonale si SC Baldham-Vaterstetten dhe FC Kosova Regensburg të cilat i fituan.

FC Kosova dëshiron të falënderojë të gjithë anëtarët e bordit dhe sponsorët, dhe veçanërisht anëtarët e familjes dhe tifozët, për mbështetjen e tyre të madhe në muajt e fundit.

Një bashkëpunim i tillë nuk është i vetëkuptueshëm dhe sigurisht ekipi shpreson se në tre ndeshjet e fundit dhe në sezonin e ardhshëm, shumë tifozë do të vazhdojnë të mbështesin ekipin.