Kush është Andi Bitri, mjeku shqiptar në Francë që të shëron me humor?

1194 Lexime

13:21:18                    2019-05-25

 

 

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” ishte i ftuar Andi Bitri ose siç njihet ndryshe me emrin e tij francez, Gilles Bellatre. Andi u bë i njohur për shqiptarët kur filloi të publikonte disa video humoristike në 2016, gjatë Kampionatit Europian, ku potretizonte shqiptarët. Andi është larguar që në moshën 4 vjeçare nga Fieri dhe prej asaj kohe jeton në Nice, Francë, ku edhe punon si një mjek. “Në atë kohë, videot janë parë mbi gjysmë milion herë. Në këto video, francezët mësuan se kush ishin shqiptarët. Ishte ndeshja midis Francës dhe Shqipërisë dhe vendosa ta bëja këtë video për shqiptarët, shkruan „zoneelire.al„, transmeton Shtegu.com.

 

Kam pasur reagim të mirë për videot, kur thashë në një moment në video se shqiptarët janë ‘1.70 maksimumi’, pata shumë mesazhe që më dërgonin meshkujt shqiptarë e më thoshnin ‘o jam 1.84. Humorin e kam pasur pasion që i vogël, tani kam dy javë që jam në Shqipëri dhe ka plot ngjarje për të qeshur, ndaj do bëjë një video kur të vete në Francë. Do bëj një one man show në qendër të Nicës më 24 korrik, që do zgjasi 1 orë e 30 minuta, në një vend ku kapaciteti është 3 mijë veta, erdha në Shqipëri dhe shkruajta tekstin për këtë shfaqje”, ka thënë Andi për suksesin që patën videot e tij në Youtube. “Isha në spital kur isha student dhe desha këtë degë, të specializohesha si mjek i punës, kështu quhet, që të më linte kohë për të bërë dhe aktivitetet humoristike. Është me orar fiks si punë, kemi 200 mijë punëtorë për të kontrolluar në këto ndërmarrje”, ka treguar Andi për punën e tij, duke thënë se do të ndërthuri punën si mjek me humorin. (zoneelire.al)