Njëra nga viktimat në Cyrih është kosovarja 34-vjeçare I.S.

Date:

22:59:27               2019-05-31

 

 

Një burrë 60-vjeçar i mori peng dy gra të moshës 34 dhe 38-vjeçare. Që të tre vetë vdiqën pas të shtënave.

Sipas Marco Cortesi, zëdhënës i medias për Policinë e Qytetit të Cyrihut, burri nuk jetonte në këtë adresë. Sipas informatave më të reja që i përcjell „20 Minuten“, bëhet fjalë për viktimat me inicialet I.S. (34) dhe M.S. (38), informon Shtegu.com. Që të dyja kanë punuar si përkujdesëse në Kantonin e Cyrihut. I.S. ishte ish-e dashura e pengmarrësit dhe me M.S. kanë banuar në apartament. Emri i saj ishte bashkangjitur në kutinë postare në një copë letre të bardhë.

Kosovarja I.S. më përpara kishte një shërbim limuzinash dhe një agjensi private detektive në Uster. Ajo e udhëhoqi këtë së bashku me P.C., pengmarrësin. Që të dy ishin regjistruar më parë në të njëjtën adresë në Cyrih-Altstetten.

60-vjeçari kishte edhe një kompani tjetër sigurie në Bazel, por ajo ishte likuiduar. P.C. gjithashtu menaxhonte dyqanin e tij të dhuratave, por sipas mediave zvicerane, ai kishte punuar si vozitës.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...