Lamtumira emocionuese e ish refugjatit nga Kosova, për banorin e Studeniçanit

100 Lexime

 

21:50:39                 2019-05-31

 

 

Me rastin e vdekjes se Ismet Alijut nga fshati Studeniçan i Shkupit, ish refugjati nga Kosova, Edi Pruthi ka shkruar një postim emocionues në profilin e tij në Facebook, në shenjë falënderimi për mikpritjen ndërshqiptare gjatë luftës së Kosovës, informon Shtegu.com

Në vazhdim po ua sjellim postimin e plotë të Edi Pruthit:

„Shoku im e miku i ngushte i familjes sime Ismet Aliju nga Studeniqani i Shkupit ka nderruar jete sot.

U merzitem shume!

Gjate luftes si refugjate kemi qene ne Studeniqan te familja e Ages Osman Atullahi, e gjithsesi se mbeshtetje te parezerve njerezore kemi pas edhe nga Ismeti. Dite dhe nate ka qendruar prane nesh, eshte kujdesur me krejt qka kishte, se bashku edhe me familjen e bashkefshataret qe te na lehtesoj ditet javet e muajt si refugjate.

Nuk ekzistonte dhe nuk ekziston menyre qe t’i kthehet bujaria ages Osman, Ismetit e te gjithe familjes sime te madhe qe jane te gjithe banoret e fshatit Stueniqan. Por nje gje e di mire, qe miresia e bujaria e ketyra burrave e grave te pathyeshem do te jetoje me shekuj, sepse do te kujdesemi qe gjenerata me radhe pas nesh te dijne historine tone, te dijne se si na jane gjetur ne kohe shume te veshtire, gjaku yne Shqiptar ne Studeniqan e gjetiu.

Te qofte i lehte dheu i Ilirides shoku im Ismet Aliju. Do te jetojme e te kujtojme perjete.

Ngushellime familjes, fshatit dhe te gjithe atyre qe e kane njohur shpirtin fisnik e bujar te Ismetit“.