Një vit e gjysmë burg shqiptarit për trafikim të të huajve

Date:

16:24:13         2016-01-19

 

 
Disa vite pas veprave të tij të kryera, Gjykata rajonale e Erdingut në Gjermani, tashmë e ka dënuar një shqiptar me 18 muaj burg. Shtetasi i Shqipërisë ka qenë i dyshuar në një proces hetimi të Prokurorisë në Landshut dhe të Policisë federale gjermane në Aeroportin e Mynihut.

 

 

Hetuesit e Policisë federale gjermane të Arportit të Mynihut, e kanë akuzuar shqiptarin 50-vjeçar se, si anëtar shumëvejaçar i një bande trafikantësh, në së paku 20 raste ka trafikuar bashkëkombas të tij me dokumente identifikimi të falsifikuara, për në Mynih të Gjermanisë. Prej këtu, ata kanë vazhduar më tej për në Britani të Madhe ku kanë punuar ilegalisht. 50-vjeçari në këtë rast ka vepruar si menaxhues i dokumenteve dhe përgatitjes së biletave, thuhet në një komunikatë të policisë gjermane, njofton „Shtegu.com“. Sipas informatavë të disa të trafikuarve, për shërbimet e tij kriminele, ai ka kërkuar prej 700 deri 3.500 euro, ndërsa shumicën e rastve ai i kishte kryer në vitin 2012. Prokuroria kishte shpallur fletarrest ndërkombëtar për shqiptarin, i cili ishte arrestuar në Podgoricë të Malit të Zi, në qershor të vitit të kaluar. Pas arrestimit të tij, autoritetet gjermane i kanë përmbushur të gjitha formalitetet e nevojshme për ekstradimin e shqiptarit në Gjermani dhe nga Podgorica, ai sillet për vuajtjen e dënimit në Gjermani.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...