Edhe përkundër humbjes, politikani shqiptar nga Maqedonia feston

Date:

16:31:26        2016-01-18

 

 

 

Edhe përkundër humbjes në zgjedhjet lokale të Kantonit Zug në Zvicër, politikani ri nga Maqedonia, Zari Xhaferi ka shprehur satisfaksionin e tij të jashtzakonshëm, pasi këto zgjedhje kanë qenë një përvojë e madhe për te. Ashtu siç ishte pritur, partia e tij në këtë kanton nuk ka shumë përkrahës, ndërsa më e përfaqësuar është Partia zvicerane CVP e cila edhe i ka fituar zgjedhjet. Duke marrë parasysh këtë fakt dhe 8.540 votat që i janë dhënë, në profilin e tij në Facebook, ai i ka ftuar miqtë e tij në festë:

 

 
„8.540 banorë të Zugit më kanë përkrahur me votën e tyre. Arrita t`i grumbulloj mbi 30 për qind të votave, që për një politikan nga SVP është senzacionale. Tashmë do të festohet në Intermezzo, në sheshin Kolinplatz. DJ tashmë është i gatshëm, pijet janë të ftohta dhe ti je i mirëseardhur“, shkruan Zariu gjatë të dielës në Facebook, njofton „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...