Ballkanasit në Zvicër rrezikojnë jetët e të tjerëve në komunikacion

Date:

18:34:02         2016-01-19

 

 

Policia zvicerane ka matur shpejtësinë në komunikacion, me një pajisje radari, të hënën në relacionin në mes të Würenlingenit dhe Tegerfelden.

 

 

Në këtë relacion vlen shpejtësia maksimale prej 80 km/h.

 

gk-kapo

 

Në këto kushte dimërore me temperatura të ulëta, një shtetas maqedonas është hetuar me një shpejtësi prej 143 kilometrave në orë. Policia zvicerane menjëherë e ka ndalur maqedonasin me veturën e tij „Saab“, në të cilën ka qenë edhe një fëmijë, ndërsa ndaj tij është ngritur kallëzim penal. Atij i është konfiskuar në vendngjarje patentë shoferi, shkruan „Aargauer Zeitung“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Në të njëjtën kohë, janë hetuar edhe një kosovar 29 vjeçar me shpejtësi prej 127 km/h dhe një zviceran 72-vjeçar me 126 km/h. Edhe ata është dashur t`i dorëzojnë patentat e shoferit në vendngjarje.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...