Një studente shqiptare nga Shkupi që të bën krenare në mes të Gjermanisë
21:54:20 2016-11-02
Një shqiptare që të bën krenare, si Jehona Bakiu nga Shkupi. Kush thotë që shqiptarët përfaqesohen denjësisht në botë, vetëm me artistë dhe sportistë, me siguri nuk e njihni Jehona Bakiun, studenten e re shqiptare nga Shkupi e cila është pjesëmarrëse në një projekt të madh në Gjermani për t’ju dal në ndihmë personave invalid.
Jehona momentalisht ndjek studimet e magjistraturës në Gjermani, më konkretisht në Universitetin e Manhajmit në drejtimin e informatik biznesit. Bëhet fjal për një punim që ju dedikohet personave invalid , duke mbajtur syze speciale, ndërsa këta persona nga ta kthejn shikimin, me automatizëm të aktivizohet roboti duke marrë komandën që t’ja sjell personit invalid, atë që e kanë identifikuar syzet.
Shembull një ushqim, një veshmbathje apo diçka tjetër. Ajo është arsimuar në Maqedoni pasi ka lindur në vendbanimin Rashçe në Shkup , ka mbarruar studimet në Univetsitetin e Evropës Juglindore në drejtimin Informatikë- biznes. Përveç cv-së akademike, Jehona gëzon dhe aftësitë e një drejtueseje të shkëlqyer dhe vlerësohet për punën e saj, të gjithë në Universitetin e Manhajmit nga profesorët me renome ndërkombëtare pasi ky universitet njihet si Harvardi i Evropës.
Ajo është nje histori suksesi ndërkombëtar, por kur të tregon, të duket sikur njihesh prej vitesh, pasi thjeshtësia dhe modestia që e karakterizojnë , të bëjnë të ndihesh rehat me të dhe ambjentin që ajo përfaqeson.
Do mbetet një eksperiencë e bukur që Jehona këtë sukses të madh ta sjell edhe në Maqedoni për t’ju ndihmuar personave me nevoja të posaçme(invalid).
Zhurnal i bëri disa pyetje studentës në fjalë lidhur me këtë projekt.
Jehona na tregoni se kujt ia dedikon gjithë këtë sukses të madh?
Mjafton që kjo të ju shërbejë atyre personave që më së shumti kanë nevojë gjegjësisht invalidëve. Mendoj se kjo është hyjnore dhe ua dedikoj këtyre personave që sado pak të ua lehtësojmë vuajtjet e pëditshme.
A keni edhe një objektiv tjetër në jetë?
Çdo ditë kam objektiva, por jam e parimit të punoj për të tashmen, të korr suksesin e së tashmës që e ardhmja të jetë po kaq e garantuar. Gjërat behen shkallë – shkallë, deri në fund të vitit 2017, do mbaroj studimet në Gjermani dhe shpresoj se këtë sukses do ta përcjellim edhe në Maqedoni për qindra familje hallexhinjë që kanë në shtëpit e tyre persona me nevoja të posaçme.
Cfarë është puna për ju?
Ju flisni vetëm për të… Puna që unë bëj në Universitetin e Manhajnit më përmbush nga ana profesionale dhe ajo personale. Takoj profesor eminent me eksperienc të madhe që më bën të mësoj sa më shumë në fushën e informatikës. . Puna ime, është pasioni dhe hobi im gjithashtu, ka përfunduar për Zhurnal Jehona Bakiu. (ZHURNAL)