NËNË LATIFJA, KËRKON BUKË PËR TRE FËMIJËT E SAJ

Date:

Foto: Zhurnal

 

 

 

 

 

19:43:27               2016-11-19

 

 

 

 

 

Dimri do të jetë i vështirë për këtë familje katër anëtarëshe nga Gostivari. Nëna Latife Shaqiri me tre fëmijët e saj jeton në një dhomë të vogël, të ftohtë, pasi që nuk ka siguruar drunjtë për ngrohje. Ajo thotë se e ka shumë të vështirë të sigurojnë kafshatën e bukës, pasi që bashkëshorti i saj është i sëmurë.

 

 

 

 

Nëna me tre fëmijët e saj thotë se sdi si ta mbijetojnë këtë skamje, dhe sidomos periudhën kur po afrohet dimri dhe nuk kanë as kushtet elementare të jetesës. Gjendja më tepër është vështirësuar pasi që burri i saj Qeramedini vuan nga sëmundja e zemrës dhe tani është i shtrirë në spital, pas një ataku të përjetuar.

 

 

 

 

Familja Shaqiri, shpreson që realiteti i jetës së tyre i shprehur përmes emisionit “Edhe Unë Jam Këtu”, të trokasë në ndërgjegjen e institucioneve, por edhe të bamirësve në mënyrë që sadopak në këto ditë të zbusë problemi i mbijetesës. U ndamë nga kjo grua, e cila shihej se ishte e stërvuajtur, e sëmurë dhe e lodhur nga kjo jetë, duke shpresuar se dikush do t’i dalë në ndihmë. (TV21)

 

 

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=d2iPay1JmIM

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën një shqiptar nga Maqedonia e Veriut

Një shofer kamioni 60-vjeçar vdiq dhe një i dytë...

Talenti i ri i tenorit nga Kosova, Granit Musliu përkrah yjeve botërorë në Mynih

Vetëm gjashtë vjet më parë, Granit Musliu erdhi në...

Shtetasi maqedonas (40) qëlloi qëllimisht një polic zviceran në kokë

Kaos trafiku në Dietikon, Cyrih, të martën në mbrëmje....

FTESË PËR EKSPOZITËN „NËNTORI I PARË“

FTESË PËR EKSPOZITËN "NËNTORI I PARË"