Në Kantonin e Lucernit, një person ka vdekur pasi u vaksinua kundër koronavirusit.
Departamenti lokal i shëndetësisë konfirmon një raport përkatës nga „zeitpunkt.ch“. Por, nuk është konstatuar nëse ekziston një lidhje midis vaksinimit dhe vdekjes.
Departamenti i Shëndetit i Lucernit raportoi rastin në Agjencinë Zvicerane për Produkte Terapeutike, Swissmedic, e cila kishte aprovuar vaksinën e administruar nga Pfizer / Biontech, sipas kërkesës së Keystone-SDA, informon Shtegu.com.
Me rastin e miratimit, Swissmedic njoftoi se do të monitoronte nga afër sigurinë e vaksinës. Sipas informacionit të dhënë në atë kohë, efektet anësore më të zakonshme që janë dokumentuar, janë ato që janë të krahasueshme me ato të një vaksinimi të gripit. Swissmedic operon një sistem të veçantë në internet për profesionistët mjekësorë për të raportuar efekte të dyshimta anësore.
Sipas raportit të botuar të mërkurën nga „zeitpunkt.ch“, personi në fjalë u vaksinua më 24 dhjetor në një institucion për pacientët me demencë. Ajo ndërroi jetë më 29 dhjetor.

