Ankimohet djaloshi nga Maqedonia që ia preu gjyshes kokën
Në moshën 19 vjeçare, E. A. vrau gjyshen e tij në Frauenfeld të Zvicrës. Në fund të nëntorit, ai z dënua me një masë spitalore dhe dëbim nga Zvicra. Ai tabi ja paralajmëruar ankesë
Në fund të Nëntorit E. A. qëndroi para Gjykatës së rrethit në Frauenfeld. Ajo e dënoi aktualisht 21-vjeçarin, pasi e kishte mbytur gjyshen e tij. Ai më pas mori një thikë dhe e goditi gruan. Pastaj A. ia preu kokën gjyshes dhe e futi kokën në një valixhe. Më vonë ai u arrestua në Aeroportin e Cyrihut me kokën në valixhe. Me sa duket, ai ka dashur të shkojë në Spanjë.
Raporti mjeko-psikiatrik, i cili u hartua në emër të zyrës së prokurorit publik përpara gjykimit, tregoi se i akuzuari „nuk ishte në gjendje të shihte gjërat“ në kohën e vrasjes për shkak të një çrregullimi të rëndë mendor dhe se ai ishte jo i denjë për t`u gjykuar. Prandaj nuk është shpallur fajtor. Ai u dënua me një masë spitalore dhe do të dëbohet nga Zvicra për 15 vjet.
Tani 21-vjeçari nuk e pranon vendimin e Gjykatës së rrethit. Avokati mbrojtës i djaloshi tha për „St. Galler Tagblatt»: Kjo ankesë drejtohet kundër dëbimit nga vendi për 15 vjet“, informon Shtegu.com.
Për shkak të dëbimit nga vendi, A. do të duhej të largohej nga Zvicra për 15 vjet sapo të lirohejnga masa e shqiptuar. Zyra e prokurorit publik kërkoi dëbimin nga vendi sepse i dënuari nuk ishte integruar në Zvicër. Ai nuk ka miq dhe nuk ka punë. Ai erdhi në Zvicër në vitin 2015.
Gjykata e rrethit vendosi dëbimin nga vendi për shtetasin e dyfishtë (Maqedonia e Veriut/Itali), të kërkuar nga zyra e prokurorit publik. Për shkak të apelit, çështja tani do të paraqitet në një instancë tjetër. Kështu që tani duhet të vendosë Gjykata e Lartë në Thurgau.