Policia zvicerane plagos në këmbë një shtetas serb
Plaçkitësit sërish kanë pasur në objektiv bankomatet në Zvicër! Të mërkurën është realizuar një intervenim policor pranë hyrjes së autostradës në Rüschlikon ZH. Një plaçiktës është arrestuar
Policia e Kantonit të Cyrihut ishte në gjendje të pengojë një grabitje të bankomatit në rrugën Zürcherstrasse 4 në Rüschlikon, mëngjesin e së mërkurës. Pak pas orës 02.30 të mëngjesit, bankomati i Migros Bank kishte ndezur një alarm. Sipas një raporti, disa minuta më vonë Policia e Kantonit të Cyrihut ishte në vend me një patrullë.
Atje ajo takoi dy persona që sapo largoheshin nga bankomati. Në përpjekje për të arrestuar dy plaçkitësit, dy oficerëve të policisë iu desh të përdornin armët, informon Shtegu.com. Megjithatë, hanjat e hetuar arritën të hipnin në automjetin e tyre dhe të arratisen.
Pak më vonë, makina që po kërkohej u gjet në Komunën Rüschlikon. Njëri nga dy të kërkuarit po qëndronte pranë automjetit. Ai kishte një plagë me armë zjarri në këmbë.
Policia menjëherë ofroi ndihmë emergjente. Serbi 36-vjeçar më pas u dërgua në një spital me një ambulancë.
Autori i dytë është në arrati, hetimet janë në rrjedhë e sipër.
Kohëvetë fundit, bankomatet po plaçkiten gjithnjë e më shumë në Zvicër. Për shembull, më 23 dhjetor, një bankomat u hodh në erë në stacionin e trenit Killëangen-Spreitenbach AG. Sipas policisë, autorët kanë arritur të shpëtojnë me „pre të konsiderueshme“.
Në fillim të tetorit bankomatet shpërthyen katër herë brenda një jave: Në Utzenstorf BE, Vicosoprano GR, në Büren an der Aare BE dhe në Rothrist AG. Në fund të nëntorit plaëkitësit e goditën bankomatin në Küttigen AG.