Pas krizës në koronavirusit, Coca-Cola dëshiron të festojë rikthimin në normalitet. Kjo është arsyeja përse grupi është duke dhuruar një milion triska për një pije falas
Një milion zviceranë, së shpejti në kutinë postare do të kenë një triskë nga Coca-Cola, për një pije Cola falas. Kompania dëshiron t`i bashkojë sërish njerëzit pas krizës së koronavirusit. Përveç kësaj, Coca-Cola dëshiron të mbështesë bizneset e gastronomisë, kështu që triska mund të shfrytëzohet në lokalin tuaj të preferuar, në një hotel apo restorant.
Triskat janë dërguar në kutitë postare të rreth një milion familjeve zvicerane, gjatë ditëve të kaluara. Kushdo që ka ngjitur ndonjë etiketë me ndalesë për të pranuar reklama, mund të mbetet me duar bosh. Sidoqoftë, është gjithashtu e mundur të porosisni kuponë të tillë në internet, siç thuhet në një mesazh nga Coca-Cola Schweiz.

