Italiani ua mvesh fajin dy shqiptarëve, dëohet me 8 vite e gjysmë burg

53 Lexime

Një shtetas italian, në vitin 2019 kishte bastisur dy herë të njëjtën bankë në Oberdorf të Zvicrës. Gjatë gjykimit, ai mohoi veprimet, por gjykata e shpalli fajtor për „prova të sigurta“

Gjykata kriminale në Bazel e ka dënuar një plaçkitës banke me tetë vite e gjysmë burg. Vitin e kaluar, personi 47-vjeçar kishte kryer dy grabitje të armatosura në të njëjtën bankë. Në një rast u shkrep edhe një e shtënë.

Në gjykimin në Muttenz, i akuzuari i mohoi veprat. Të enjten, megjithatë, trupi gjykues i gjykatës penale e shpalli fajtor për vjedhje të shumëfishtë, rrezikimin e jetës, veprat e shumta kundër Ligjit për mbajtje të armëve dhe krimeve të tjera dhe shtetasit italian gjithashtu i shqiptoi një ndalim dhjetëvjeçar për të hyrë në Zvicër.

Me dënimin e saj, gjykata është nën kërkesën e prokurorit publik.Ai kishte kërkuar një dënim me nëntë vite e gjysmë burg. Mbrojtja, megjithatë, kërkoi lirimin nga akuzat. Përveç dënimit me tetë vite e gjysmë burg, gjykata vendosi gjithashtu një gjobë prej 75 mëditjseh me nga 10 franga.

Grabitjet, të cilat ishin praktikisht identike, ndodhën në filialin Oberdorf të Bazellandschaftliche Kantonalbank, në prill dhe gusht 2019. Autori i armatosur, plaçkiti gjithsej rreth 63,000 franga zvicerane. Edhe pse u shkrep një e shtënë e paqëllimshme gjatë sulmit të dytë, për fat të mirë askush nuk u lëndua.

I dyshuari u arrestua në xhtator 2019 pas publikimit të disa fotove të krimit dhe ofrimit të një shpërblimi prej 25,000 frangash, duke i falnëderuar një personi anonim në Kantonin e Lucernit. Përpara gjykatës, veprimet e tij ai ua mveshi dy shqiptarëve nga rrethi i miqve të tij, informon Shtegu.com. Ata gjithashtu kinse kishin lënë prova në banesën e tij.

Sidoqoftë, gjykata nuk kishte dyshime për fajin e të akuzuarit. Provat janë mbizotëruese, tha kryetari i gjykatës, duke iu referuar jo vetëm regjistrimeve në video, por edhe provave me gjurmë dhe dëshmi të ADN-së. Italiani me probleme financiare, pas grabitjes së parë menjëherë i kishte paguar borxhet në shumë prej 5 mijë frangash për qira.

Gjykata i vlerësoi grabitjet si grabitje të kualifikuara, për shkak të rrezikut të veçantë të tyre. I dyshuari kishte vënë në rrezik vdekje dy punonjësit e bankës me armën e tij të zjarrit, tha kryetari i gjykatës. Të prekurit vuajnë edhe sot e kësaj dite nga sulmi dhe disa prej tyre është dashur të trajtohen.

Si motiv për vjedhjen, gjykata dyshon në gjendjen financiare dhe përdorimin e drogës të italianit. Gjykata nuk shihte ndonjë arsye për të ulur dënimin. Pas mbajtjes së burgut, ku ai duhet t’i nënshtrohet terapisë ambulatore, i akuzuari duhet të largohet nga Zvicra. Gjykata vendosi një ndalim dhjetëvjeçar për italianin, sepse ai ishte në rrezik më të madh për t`i përsëritur veprat.