Virusi serb bartet në Zvicër, 52 raste të reja me koronavirus

Date:

Në fillim, Stefan Kuster njoftoi për numrat më të fundit të ngjitjes: janë 52. Dje ishin 44. Pra, ka një prirje paksa në rritje. Dje, në spital janë pranuar dy pacientë të rinj.

Kuster thotë se shumë raste të reja do të ndodhin brenda familjeve. Por edhe përmes hyrjes në vend. Një rritje vërehet gjatë kthimit nga Serbia – kjo është arsyeja përse qeveria federale po mendon të marrë „masa sanitare kufitare“. Kuster nuk shpjegon saktësisht se çfarë do të thotë – kjo mund të shkojë nga kontrollet shëndetësore, deri në karantinë pas hyrjes.

Ende ekzistojnë kufizime hyrëse prej Serbisë, ku situata epidemiologjike është „e paqartë“ sipas Kuster, por hyrja është e mundur në raste të jashtëzakonshme. Duke pasur parasysh sezonin e festave, Kuster apelon që të respektohen masat mbrojtëse jashtë vendit dhe nëse është e mundur, të shkojnë në izolim pas kthimit në Zvicër.

Në përgjithësi, midis 15 dhe 20 për qind e infeksioneve të reja „importohen“ jo vetëm nga Serbia, por edhe nga vendet e tjera.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...