Një jetë në varësinë e drogës, si nisi dhe më shkatërroi (Video)

Date:

Tashmë ai është 53 vjeç, e rrugën e drogës e ka nisur kur ishte 18 vjeç, e punonte si emigrant në Greqi.

Në një rrëfim për Report Tv, Yqmeti tregon vështirësitë që ka kaluar gjatë kësaj kohe dhe sa të vështirë e ka pasur të largohej prej drogës. Ndërsa në ditën ndërkombëtare kundër drogës, Yqmeti i bën apel të rinjve të mos e provojnë helmin e vdekjes, për të mos shkatërruar veten e familjen e tyre.

Ai ka rreth një vit që nuk merr më heroinë, e për të hequr dorë nga “droga e vdekjes” po trajtohet me metadon. Tashmë 53 vjeç, Yqmeti tregon se rrugën e drogës e nisi që në moshën 18 vjeç, kur emigroi për herë të parë në Greqi.

‚Qysh në 90’ e kam nisur në fillim, kur jam arratisur në Greqi. Aty kur punonim më mësuan në fillim hashashin. Pas dy muajsh e ca më kanë mësuar edhe heroinën. Në fillim e merrja me cigare, kurse ata e merrnin me shiringa. Pastaj më nisën disa kriza dhe u shmanga ca kohë nga grekët. Pas 95’ e fillova sërish këtu në Shqipëri, e merrja të kuqe‘.

Dënimi i tij me 6 vite burg bëri që Yqmeti të largohej për disa vite nga droga, por e rifilloi sërish, kur bashkëshortja e tij u nda nga jeta.

‚U shmanga ca kohë. Pastaj rashë në burg, më kapën me hashash e bëra nja 6 vite burg. Aty u shmanga disa kohë shumë nga droga. E fillova pastaj kur më vdiq nusja. Aty filluan problemet, më la tre fëmijë, dy goca e një çun‘.

E ndërsa tregon se cila është një ditë e tij e zakonshme, Yqmeti rrëfen se asnjëherë nuk ka mundur të kryejë vjedhje, për të blerë drogë.

‚Me tregti merrem tani, me rroba e kur mbledh ndonjë gjë nëpër kazanë. Ushqehemi se s’kemi ç’bëjmë. Pa punë jemi, përkrahje sociale nuk marr. Është shumë e vështirë që t’i kthehem më kësaj rruge, s’e nuk është gjë e mirë, nuk shtyhet jeta vetëm me drogë‘.

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Drogës, ai i bën apel kryesisht të rinjve që të mos e provojnë “helmin e vdekjes”, për të mos shkatërruar jo vetëm veten, por edhe familjen e tyre. Vetëm në këtë qendër rehabilitimi marrin metadon rreth 230 përdorues, 20% prej të cilëve janë femra. /Report tv/

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...