Një i vdekur dhe katër të plagosur në Zvicër nga të shtënat e armëve

Date:

Në një shkëmbim zjarri që u shkaktua pasditen e së shtunës në qendër të Grandsonit në Kantonin Vaud, janë plagosur disa persona. Të njëjtën mbrëmje, policia informoi për disa të plagosur që janë gjetur nënjë banesë.

Menjëherë u mobilizuan rreth njëzet oficerë policie me armë automatike dhe me jelekë antiplumb në rrugën „Rue Basse“, si dhe dy ambulanca dhe dy helikopterë.

Një dëshmitar pretendoi se kishte parë një veturë të llojit Peugeot të bardhë, e cila në kohën e shkëmbimit të zjarrit kishte qarkulluar me rreth “200 kilometra në orë”.

Për popullatën nuk ka pasur ndonjë rrezik, tha policia.

Sipas informatave më të reja, bëhet e ditur se gjatë këtyre të shtënave ka vdekur një person dhe janë plagosur katër persona të tjerë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Sipas hetimeve fillestare, zënka ishte shkaktuar për shkak të trafikimit të lëndëve narkotike.
Shkëmbimi i zjarrit u zhvillua në qendër të Grandsonit pranë Liqenit të Neuchâtelit rreth orës 12.20.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...