Kronikë e një vrasje të paralajmëruar

Date:

Për shkak të dhunës në familje, vrasësi dëshiron lirim nga akuza pavarësisht se vrau gruan

Një shqiptar i dhunshëm ka dashur ta mbrojë vetveten kundër akuzave fajtor për kërcënime dhe sulm, por në të vërtetë ai e vret gruan para procesit të apelit para gjykatës së lartë.
Për më shumë se një vit, të paktën nga 1 janari 2017, e deri në arrestimin e tij nga mesi i shkurtit 2018, një shqiptar 38-vjeçar me nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut, gruas së tij më të re për tre vite, ia bëri jetën ferr. Prindërit e katër fëmijëve ishin rritur gjatë martesës 13-vjeçare. Por kur gruaja shprehu synimet për tu ndarë, rrahja u bë e rregullt.

I frymëzuar nga një akt i përgjakshëm në nëntor 2016 në qytetin gjerman të Hameln, burri e kërcënoi gruan e tij në fillim të vitit 2017, se do ta lidh për flokët e saj në makinë dhe do ta tërheq zvarrë nëpër rrugë. Ai filloi ta rrahë çdo dy deri në tre javë. Përveç kësaj, në dhjetor të viti 2017, ai e detyroi atë të marrë përgjegjësinë për një shkelje të rëndë të shpejtësisë në komunikacion. Duke vepruar kështu, ajo shpëtoi bashkëshortin që e rrihte, nga marrja e patentë shoferit të tij, ndërsa ajo u gjobit dhe mori një paralajmërim nga zyra e trafikut rrugor.

Në shkurt të vitit 2018, ai e kërcënoi gruan disa herë se do ta vriste. Pasi ajo iku te vëllai i saj, ai gjithashtu i tha kunatit që do ta vriste. Në një mesazh me shkrim ai shkroi: „Betohem për Zotin, gjaku do të derdhet deri në gjunj“. Ai gjithashtu krijoi një profil në Facebook me emrin e gruas së tij, një grua myslimane praktikuese, duke njollosur imazhin e saj.
Ai u arrestua nga mesi i shkurtit 2018, duke kaluar dy muaj e gjysmë në paraburgim dhe duke humbur biznesin e tij. Atij iu ndalua kontakti dhe distanca e afrimit, dhe më 5 dhjetor 2018, Gjykata e Rrethit në ëinterthur e dënoi atë me një dënim me kusht prej 11 muajsh burg dhe 2,000 franga gjobë.

Kundër kësaj, ai bëri një ankesë. shkruan „Neue Zürcher Zeitung“, transmeton Shtegu.com. Sidoqoftë, gjykatësit kryesorë nuk besuan në akuzat e bëra nga i akuzuarit para gjykatës së ultë, se në kulturën e tij ishte plotësisht normale të kërcënonte dikë me vdekje. Ai tha se nuk mund ta vriste as një pulë në ëinterthur dhe nuk e rrihte kurrë gruan e tij.

Për shkak se i akuzuari nuk pranoi të jepte ndonjë informacion mëngjesin e kësaj të hëne, Gjykata e lartë duhet të respektojë deklaratat e tij të mëparshme. Sidoqoftë, këto tani duken pothuajse bizarre. Ndërkohë, më 26 gusht 2019, burri ka realizuar kërcënimin e tij dhe ka goditur me thikë gruan në banesën e tyre të re në Dietikon. Ndalimi i kontaktit dhe distancës, i cili ishte rinovuar disa herë, ishte hequr katër javë më parë. Që nga fillimi i majit 2019, nuk ishte raportuar asnjë shkelje.

Ky hetim penal është në fazat përfundimtare dhe është e qartë se 38-vjeçari nga Maqedonia e Veriut do të akuzohet. Por akoma nuk është arritur asnjë aktgjykim dhe gjykata më e lartë duhet të përmbajë përgjithësisht prezumimin e pafajësisë. Sidoqoftë, ajo nuk e ka ndjekur kërkesën e avokatit mbrojtës për një lirim in-dubio-pro-reo dhe konfirmon plotësisht gjykimin e shkallës së parë. Forma e fundit në të cilën „drejtësia do të mbizotërojë dhe e vërteta do të dalë në dritë“, siç thekson 38-vjeçari shqiptar, është shkruar në yje.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...