Një delegacion i Shoqatës ndërkombëtare (APES) të gazetarëve botërorë nga OKB në Gjenevë (aty edhe një shqiptar) vizitë në Kinë. Priten nga kreu i agjencisë Xinhua në Pekin

Date:

prag të ditës ndërkombëtare të shtypit. agjencia informative kineze Xinhua ka ftuar mysafirë kolegët nga Gjeneva, respektivisht kreun e Asociacionit ndërkombëtar të gazetarëve (APES) botëror (OKB) për të marrë pjesë në Konferencën Globale për çështje financiare (Global South Financialists Forum informations) ku po marrin pjesë pos autoriteteve kineze, edhe përfaqësues tjerë nga mbarë bota, kryesisht përfaqesues nga ekonomia, afarizmi dhe biznesi.

 

Delegacion prej pesë anëtaresh i Shoqatës ndërkombëtare (APES) të gazetarëve botërorë (OKB) nga Gjeneva aty edhe një shqiptar – Nefail Maliqi) i prirë nga presidenti i APES z.Jean Musy gjatë kësaj vizite në Kinë janë pritur nga kreu i agjencisë Xinhua ne Pekin Mr  ZHU Haili.

 

Delegacioni i gazetarëve nga Gjeneva të shoqëruar nga kolegu Chen Junxia, shef i agjencisë së lajmeve kineze Xinhua ne OKB, vizitën e parë e kanë filluar në selinë e kësaj agjencie më të madhe botërore në Pekin (Bejing) me ç`rast u njoftuan për punën në këtë redaksi prestigjioze. Pas këtij takimi. kolegët kinezë nga Xinhua kanë shtruar drekë solemne për mysafirët nga Gjeneva (APES) përfaqesues këta të mediave botërore në Kombet e Bashkuara.

 

Të nesërmen delegacioni i gazetarëve botërorë nga Gjeneva (OKB) do të vizitojnë ambasadën zvicerane dhe shqiptare në Pekin ku do të priten nga ambasadorët e këtyre dy vendeve Riza Poden dhe Tehani Pestalozzi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...