Nënës në Zvicër, nuk i lejohet të bëjë “synet” djalin e saj
Gjykata e Lartë e Cyrihut, ia ka ndaluar një nëneje myslimane që ta realizojë rrethprerjen (synet) e djalit të saj dhjetëvjeçar. Ai ka frikë të hatashme nga ndërhyrja mjekësore. Gjykata e Lartë e Cyrihut tani ka vendosur që ai të kursehet nga kjo ndërhyrje, shkruan «20 Minuten», përcjell Shtegu.com.
Prindërit mund të vendosin për edukimin fetar të fëmijëve të tyre, por gjithmonë me kushtin që mirëqenia e fëmijës të mos rrezikohet. Një kërcënim i tillë u njoh nga Gjykata e Lartë e Cyrihut në rastin e një djaloshi dhjetëvjeçar mysliman, i cili është dashur t`i nënshtrohet rrethprerjes.
Në të kaluarën ai kishte reaguar në panik ndaj inzheksioneve dhe mjekëve. Për këtë arsye, edhe rregullimi i dhëmbëve është dashur t`i ndërpritej, pasi ai i kishte shkatërruar orenditë e ordinancës.
Një psikiatër për fëmijë, i cituar në aktvendimin gjyqësor, kishte këshilluar që ky veprim është një „ndërhyrje e panevojshme mjekësore“. Kjo do të ishte një ngarkesë e paarsyeshme. Gjykata e ndoqi këtë vlerësim dhe e ndaloi nënën që të kryejë veprimin mbi djalin e saj.
Shkaktar për rastin ishte njoftimi i nënës në pranverë të vitit 2017, se ajo do të bënte synet djalin e saj gjatë pushimeve verore. Arsyeja që ajo tha ishte se një pritje tjetër do të ndikonte keq në zhvillimin e tij. Ajo gjithashtu kishte frikë se djali i saj po ngacmohej nga djem të tjerë myslimanë, pasi organi i tij dukej më ndryshe nga të tjerët.
Nuk dihet origjina e kësaj familje myslimane, por djaloshi jeton në një institucion fëmijësh prej disa vitesh, pasi prindërit e tij janë të divorcuar.
Përkujdesësi i djaloshit, synetinë e tij gjithashtu e vlerësoi si të gabuar për shkak të panikut ndaj intervenimeve mjekësore. Autoriteti përgjegjës zviceran për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rriturve (Kesb) ndau këtë mendim dhe nënës ia kufizoi kujdestarinë në përputhje me rrethanat.
Nëna iu drejtua këshillit të rrethit kundër këtij vendimi, informon Shtegu.com. Djali i saj ka kohë që e ka kapërcyer traumën e tij, argumentoi ajo. Për më tepër, vendimi i Kesb është diskriminues sepse kufizon lirinë fetare.
Por edhe këshilli i rrethit ndaloi rrethprerjen. Atëherë nëna lëndën e transferoi në Gjykatën e Lartë, e cila gjithashtu vendosi kundër saj. Ajo tashmë duhet të presë deri ën momentin që djaloshi vetë të ketë aftësinë e nevojshme për të gjykuar, thuhet në gjykim. Atij duhet t`i lejohet të vendosë personalisht për disa vite, pavarësisht nëse është i rrethprerë apo jo.
Edhe pse nëna e ka humbur çështjen, ajo nuk do të paguajë shpenzimet gjyqësore. Pasi, me vite tëë tëra ajo është nja rast social dhe nuk mund të paguaj gjithsesi. Shpenzimet gjyqësore pra i ndërmerr shtei, ndërsa vendimi është i plotfuqishëm.