Bashkatdhetarët mblidhen nesër në Zvicër për Astrit Deharin

Date:

19:10:55                  2016-11-19

 

 

 

 

Bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Zvicër do të mblidhen nesër për të përkujtuar aktivistin e ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili vdiq para dy javësh në rrethana ende të paqarta.

Përmes një njoftimi, bashkatdhetarët kanë bërë të ditur se nesër do të tubohen për të diskutuar për jetën dhe veprën e të ndjerit Dehari.

“Nesër, më 20 nëntor 2016, në Ostermundigen, afër Bernës mbahet tubim me bashkatdhetarë për Astrit Deharin. Në tubim do të flitet për jetën dhe veprën e Astritit si dhe do të kërkohet drejtësi për vdekjen e tij në burgun e Prizrenit. Në tubim pritet të marrin pjesë bashkatdhetarë nga Berna me rrethinë dhe qytetet tjera të Zvicrës, për t’a nderuar me respekt veprën atdhetare të Astrit Deharit. Do të jetë i pranishëm edhe Sami Kurteshi nga Kosova si dhe përfaqësues të klubeve e shoqatave që veprojnë në Zvicër”, thuhet në njoftim.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...