Nënë e bir gjejnë njëri-tjetrin pas 57 vjetësh, ky është rrëfimi i tyre (Video)

Date:

Nënën e kërkoi për 57 vjet por e gjeti vetëm falë vëllait që i lindi më vonë me babanë tjetër.

Kështu, këto ditë mori fund vuajtja e Ruzhdi Ismajlit dhe Hajrie Bajramit, të ndarë gati gjashtë dekada më parë.
Ky ribashkim me histori filmash, i ka ndezur të gjitha emocionet te nëna 76-vjeçare.

“E gjeta nenën dhe e pashë nanën teme qe më ka pru në këtë botë, ma e mira nanë”, ka thënë Ruzhdi Ismajli.

Burri që tani ka 57 vjet thotë se shpesh e mendonte nenën e tij edhe pse nuk e kujtonte fare.

Më të vështirë e pati Hajria që pas ndarjes nga burri, familja e martoi diku tjetër.

Këtë takim e mundësoi djali më i vogël i Hajrisë, i cili e kërkoi vëllain e tij dhe në takimin me të i tha “Çka ta merr menja me kanë unë vëllai yt më i vogli?”, kishte pyetur vëllai i vogël, i cili edhe nuk mund t’i përshkruante emocionet në ato momente. /KlanKosova

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...