Drejtësia zvicerane: Vdes maqedonasi pasi rrëzohet nga tetë metra lartësi

Date:

16:15:52              2016-08-18

 

 

 

 

Pas një aksidenti vdekjeprurës në punë, në rrethinën Zurzach të Zvicrës, pronari i një sipërmarrjeje do të duhet të vendoset prapa grilave. Gjykata federale zvicerane e ka konfirmuar dënimin me kusht të pjesërishëm prej tre vitesh. Sipas saj, dënimi për veprën penale „vrasje nga pakujdesia“ është shumë i rreptë.

Gjykata federale e ka refuzuar ankesën kundër vendimit të Gjykatës së lartë të Aargau për pafajësi, në një vendim të publikuar të mërkurën.

Sipërmarrësi është shpallur me faj për vrasje nga pakujdesia, duke shkelur rregullat e punës. Nga tri vitet e dënimit, pronari i sipërmarrjes do të qëndrojë gjysmë viti në burg.

Aksidenti vdekjeprurës ishte shkaktuar më 26 prill 2011. Një ndihmës punëtor maqedonas 25-vjeçar, ka qenë duke punuar në një kantier mbi çati, shkruan „Aargauer Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Gjatë kësaj, ai rrëshqet nga kulmi, duke rënë nga një lartësi prej tetë metrash dhe vdesë në vendngjarje. Hetimet kanë dëshmuar se masat e sigurisë në punë nuk kanë qenë në nivelin e duhur.

Gjykata federale e ka përkrahur sipërmarrësin vetëm në një pikë: Se dënimi i vrasjes nga pakujdesia, ka qenë shumë i ashpër. Në të njëtën kohë, edhe familja e viktimës i është drejtuar të njëjtës gjykatë, duke arritur qëllimin e pjesërishëm. Me këtë rast, Gjykata e lartë në Aargau do të duhet sërish të vendosë lidhur me dëmshpërblimin për familjen e viktimës. Vlera e dëmshpërblimit ishte reduktuar nga 80.000 në 45.000 franga zvicerane.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...