Në Shkup shiten Ausvajsa (Viza B) për Zvicër, ja sa kushtojnë?

Date:

21:44:13                    2017-03-24

 

 

 

 

 

Rrjetet sociale janë të vërshuara me shpallje për Vizë B (Ausweis), për punë në Zvicër, për punë dhe vendosje të siguruar për banim.  Aty thuhet se vizat jepen për meshkuj dhe për femra.

 

 

 

“Oferta për meshkuj për vende pune: Ndërtimtari, (nuk nevojiten njohuri të veçanta, punë fizike ndihmës,) molerë, mjeshtër pllakash, mjeshtër  për gips pllaka me përvojë. Shoferëme Kategori B, për të vozitur kamion të vogël me karrocë deri 3.5 tonë. Për këtë punë nevojitet njohje elementare e gjuhës gjermane.

 

 

 

 

Oferta për femra: Punë në restorant si kameriere ose shërbim në kuzhinë, larje enësh dhe punë të ngjashme. Nuk kërkoj para avans, e merrni vizën në dorë, pastaj paguani. Nevojitet pasaportë bullgare ose evropiane, me pasaportë maqedonase ju lutem mos u lajmëroni, sepse nuk mundet. Të interesuarit të më kontaktojnë në inboks ose në telefon”, ka shkruar një person në facebook, ku e ka lënë edhe numrin e tij të celularit.

 

 

 

Gazeta Lajm kontaktoi me personin në fjalë, i cili nuk dëshironte të tregojë çmimin e saktë në telefon, por tha se lëviz nga 2.000 deri 3.000 euro, varësisht nga vendi i punës dhe nga kohëzgjatja e vizës. (LAJM)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...