Kosovari djegë restorantin dhe shkakton disa qindra mijëra franga dëm material

Date:

00:00:02                   2017-03-26

 

 

 

 

 

Policia zvicerane ka arrestuar një kosovar njëzetvjeçar, të dyshuar se ia ka vënë flakën me qëllim një restoranti në Möriken.

 

 

 

 

Zjarri e ka kapluar restorantin „Rössli“ gjatë të enjtes, rreth orës 16.00. Pas arritjes së zjarrfikësve, në restorant nuk ka pasur më njeri, thuhet në një komunikatë të policisë së Aargaut, përcjellë „Shtegu.com“. Për shkak të problemeve me frymëmarrje dhe dyshimit të ngulfatjes me tym, pronari zviceran 63-vjeçar është dërguar në spital, pasi kishte tentuar ta shuajë zjarrin. Flakët e zjarrit kanë shkaktuar disa qindra mijëra franga zvicerane dëm material.

 

 

 

2

 

 

 

Policia zvicerane menjëherë ka filluar hetimet për zbardhjen e rastit. Për momentin, ajo dyshon në vënien e qëllimshme të zjarrit në dhomën e banimit nga ana e kosovarit 20-vjeçar. I dyshuari është arrestuar pak më vonë në rrethinën Brugg.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...