Publikohet fotoja e të vrarit në Hannover të Gjermanisë
Policia gjermane të premten ka publikuar foton e të vrarit në Hannover
20:46:52 2017-03-24
Gjashtëqind mysafirë kanë qenë duke festuar 600 ditëlindjen e objekti afarist „Pavillon am Raschplatz“, në mesin e të cilëve edhe ish kryebashkiaku i Hannoverit, Herbert Schmalstieg (73). Përnjëherë janë dëgjuar të shtëna armësh, ndërsa vetëm mrekullia i ka shpëtuar mysafirët nga më e keqja.
Me këtë rast, është vrarë shtetasi 25-vjeçar maqedonas, ndërsa janë shkrepur së paku dhjetë plumba. Autori arratiset menjëherë, por më vonë i dorëzohet policisë. Dyshohet se zënka është shkaktuar për një prostitutë, shkruan „Bild“, përcjellë „Shtegu.com“.
Gjatë të premtes është lëshuar urdhrëarrest për autorin e vrasjes. Avokati i tij, Manfred Koch ka pohuar: „Klienti im është sulmuar dhe ka vepruar në vetmbrojtje“.
Policia gjermane për momentin është në kërkim të dy veturave të dyshuara, njëra prej të cilave është e llojit „Audi Q5“ me autotarga „HX“, me të cilën janë larguar grupet në konflikt dhe një veturë tjetër e llojit „Mercedes-AMG C63 me autotarga „HB“.