Në qendrat për pranimin vazhdojnë të pranohen fëmijë të pashoqëruar

82 Lexime

Raporti i Avokatit të Popullit tregon se në qendrat për pranimin e të huajve vazhdojnë të pranohen fëmijë të pashoqëruar. Gjatë vitit 2018 në qendrat tranzitore  Vinojug,  Tabanocë  dhe Gazi Babë kanë qëndruar të paktën një ditë  3 590 migrantë, prej të cilëve 107 kanë qenë fëmijë të pashoqëruar nga askush.

VASKA BAJRAMOVSKA-MUSTAFA, ZËVENDËSE E AVOKATIT TË POPULLIT       

“Gjithsej gjithsej 1712 persona refugjatë apo migrant kanë qenë të vendosur së paku një ditë në Qendrën pranuese tranzitore Tabanocë prej nga më vonë kanë vazhduar tranzitimin e tyre. Në mesin e tyre ka pasur 304 fëmijë prej të cilëve 43-të mitur, të pashoqëruar. Ndërsa në Qendrën pranuese tarnzitore Vinojug gjatë rrjedhës së vitit 2018 është notuar numri prej 1517 refgjatë apo migrantë, prej të cilëve 19 fëmijë, në mesin e të cilëve 9 të mitur, të pashoqëruar”

Edhe pse siç tha ajo, Avokati i popullit disa herë ka dërguar rekomandime deri te Qendra për pranimin e të huajve si dhe te MPB që të mos ndalohen persona të mitur, përshkak se ato nuk i plotësojnë kushtet për ndalim të personave të mitur. Në Gazi Babë, gjatë vitit 2018 janë notuar 55 raste të personave të mitur të pashoqëruar. Gjatë vizitave në Qendrën e pranimit për të huaj në Gazi Babë në vitin 2018 është konstatuar se në këtë Qendër gjithsej janë ndalur 361 persona të huaj.

Avokati i Popullit publikoi Raportin vjetor të tetin me radhë me emrin “Mekanizëm Parandalues Nacional” dhe pasqyrimi i situatës së përgjitshme, sipas saj nuk ka arritur rezultate të kënaqshme.

VASKA BAJRAMOVSKA-MUSTAFA, ZËVENDËSE E AVOKATIT TË POPULLIT 

“Gjeneralisht në pjesën e mbrojtjes gjegjësisht preventivës ndaj rrezikut, gjendja është e pakënaqshme, mirëpo Mekanizmi parandalues nacional edhe më tej, edhe si Mekanizëm parandalues nacional edhe si ekip me mbështetje të Komisariatit të lartë për mbrojtjen e refugjatëve do të vazhdoj vizitën e vendeve, ku mbahen ose privohen njerëzit nga liria dhe do të reagoj në kohë deri te organet”

Gjatë vitit 2018 gjithsej 297 persona kanë parashtruar kërkesë për azil, me ç’rast zyrtarisht, 83 personave me aktvendim u është ndërprerë procedura, për shkak të largimit nga vendi. Vetëm dy personave u është pranuar statusi nën mbrojtjen subsidijare të cilët së bashku me fëmijët e tyre të mitur janë përfshirë në procesin e integrimit. /Shenja/