Në momentin e krimit nëna ishte në spital, nuk kishte njohuri për tragjedinë

Date:

10:56:16                2019-03-22

 

Siç konfirmojnë disa burime të ndryshme, fëmija ishte shqiptar i Kosovës. Nëna e tij është duke jetuar në Zvicër, tashmë shtatë vite, ndërsa babai është rritur në Bazel.

Zakonisht, shtatëvjeçari rregullisht është marrë nga nëna e tij nga shkolla, tregon një mik i familjes. Por, ditëve të fundit ajo duhej të trajtohej në spital, raporton „Blick“, informon Shtegu.com. Për herë të fundit, ajo dfëmijën e saj e kishte parë dy ditë më herët, pasi e kishte vizituar në krevatin e spitalit. „Jemi në një gjendje shumë të keqe. Nuk mund të besojmë se çfarë ka ndodhur. Fëmija ynë na shkoi“, ka pohuar për „Blick“ nëna e pikëlluar.

Veçanërisht tragjike: Nëna e fëmijës së vrarë, me sa duket, nuk dinte asgjë për orë të tëra rreth brutalitetit të aktit të përgjakshëm. „Deri rreth orës 20.00, ajo nuk e dinte që fëmija i saj ishte therur. Deri atëherë, asaj i kishin thënë se ka ndodhur një aksident me veturë“, tregon një i afërm për albinfo.ch, njofton Shtegu.com. Për shkak të gjendjes së saj, as mjekët, e as policia nuk dëshironin t`i tregojnë për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Simon Thiriet nga Departamenti i edukimit i Bazelit, ka konfirmuar se fëmija ishte nxënës i shkollës fillore në „Gotthelf“. „Pas këtij akti të trishtuar dhe të pabesueshëm, e gjithë shkolla është tronditur“.

Të shtunën, në ora 14 në Basel do të zhvillohet një marshim funerali për fëmijën e vrarë shtatëvjeçar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...