E vranë një tunezien në Gjermani, njëri nga të dyshuarit lirohet nga akuzat

Date:

14:00:52                      2019-03-22

 

 

Më tepër se dy vite pas vrasjes së një 24-vjeçari në Leipzig-Grünau, Gjykata e qarkut në Leipzig ka liruar një nga të dyshuarit e parë.

Një pjesëmarrje e banorit 23-vjeçar, të lindur në Leipzig të Gjermanisë, nuk ka mundur të vërtetohet të mërkurën në gjykatë, kanë deklaruar të enjten nga Gjykata e qarkut në Leipzig, informojnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

I dyshuari kryesor, një shqiptar 22-vjeçar nga Kosova, tashmë ishte dënuar për vrasje. I pandehuri ishte akuzuar se së bashku me kosovarin 22-vjeçar, në tetor të vitit 2016, në një stacion autobusash në Leipzig-Grunau, e kishin therë me thikë një shtetas tuenzien, njofton më tej Shtegu.com.

Nga ana tjetër, prokuroria ka kërkuar një dënim prej dhjetë vitesh burg për 23-vjeçarin dhe tani mund të apelojë brenda një jave ndaj këtij vendimi.
Kjo mundësi do të shqyrtohet, njoftoi prokuroria të enjten.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...