Vrasja që tronditi Zvicrën e më gjerë, prindërit të frikësuar për ardhmërinë e fëmijëve

Date:

10:34:06                    2019-03-22

 

Vrasja e fëmijës shtatëvjecar shqiptar në Bazel të Zvicrës, ka tronditur nxënësit dhe fëmijët e tjerë. Shumica po qajnë, fëmijët kanë frikë për të shkuar në shkollë.
Shtatëvjeçari I.M. u godit me thikë në rrugë, pasditen e së enjtes, në rrugë për t`u kthyer në shtëpi nga shkolla. Autorja e dyshuar, një grua 75-vjeçare zvicerane, është dorëzuar në polici. Motivi i këtij krimi makabër, mbetet ende i paqartë, shkruajnë mediat zvicerane, njofton Shtegu.com. „Ne ende nuk e dimë se çfarë në çfarë raportesh me fëmijën ishte autroja e dyshuar e vrasjes“, thotë inspektori detective Peter Gill.

Gjatë mëngjesit të së premtes, shqetësimi është i madh. Një mal i vërtetë lulesh në vendngjarje po rritet për çdo minutë, prindërit dhe nxënësit hedhin lule. Shumë persona derdhën lot hidhërimi gjatë këtij mëngjesi.

Një nënë rrëfen se si vajza e saj kishte shkuar në vendngjarje dhe e kishte parë policinë dhe ambulancën, njofton Shtegu.com. Fëmijët menjëherë kishin filluar të flasin me njëri-tjetrin duke parashtruar lloj-lloj pyetjesh. „Fëmijët janë relativisht të frikësuar se mos ndoshta edhe atyre do t`u ndodhë diçka“, thotë një nënë tjetër. Solidariteti është i madh: „Shumë fëmijë fqinj kanë hedhur lule dhe pikëllohen për fëmijën e ndjerë“. Tani është e rëndësishme të marrësh seriozisht fëmijët dhe të shohësh se si mund të ballafaqohesh me pikëllimin e tyre.

Një nënë tjetër thotë se ajo sot i shoqëroi tre fëmijët e saj në mes të moshës 8 dhe 10-vjeçare në shkollë, edhe pse zakonisht ata rregullisht shkonin pa shoqërues. „Ata kishin frikë, kështu që unë shkova me ta“. Por, në ditët e ardhshme, ajo nuk mund ta bëjë më këtë veprim.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...