Në Gjermani arrestohet një sulmues seksual shqiptar

Date:

16:39:33              2019-08-20

 

Policia gjermane ka arrestuar një shqiptar 28-vjeçar në Hamburg, i cili dyshohet se është përgjegjës për tre sulme seksuale, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Shqiptari ishte kontrolluar nga policia mëngjesin e së shtunës, pasi disa dëshmitarë e kishin vëzhguar duke përcjellur një vrapuese, kanë thënë nga policia.

Përderisa po vërtetohej identiteti i tij, te forcat policore u paraqit një grua tjetër 43-vjeçare, e cila nuk ishte vrapuesja e ndjekur dhe e cila pohoi se edhe ajo ishte sulmuar dhe abuzuar seksualisht nga një person, përshkrimi i të cilit i përshtatej me personin e arrestuar. Autori i sulmit gjithashtu ia kishte plaçkitur edhe çantën e saj. Gjatë kontrollit të të dyshuarit, policia gjeti portofolin e gruas.

Burri dyshohet të jetë përgjegjës edhe për dy vepra të tjera seksuale. Në prill dhe në fillim të gushtit pati sulme seksuale në rrethin Ëilhelmsburg të Hamburgut. ADN-ja e shqiptarit përshtatet plotësisht me gjurmët e siguruara nga sulmet e tjera.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...