Gjyqi për aksidentin e Llaskarcës nis më 5 shtator

Date:

Seanca e parë gjyqësore për aksidentin që ndodhi në Llaskarcë është caktuar për më 5 shtator. Rastin do ta gjykojë gjykatësja Diana Gruevska – Ilievska, e cila së fundmi e ka gjykuar kryeministrin Zoran Zaev në rastin “Mitmarrja”. Gruevska-Ilievska, ishte zëvendëse e ish kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, i cili u suspendua për shkak të dyshimit se ka kurdisur lëndë.

Prokuroria ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave të dyshuar që kanë kryer vepra penale kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion. Dy udhëheqësit e kompanisë, shoferi i autobusit dhe tre persona të tjerë të punësuar në stacionin për kontroll teknik akuzohen se kanë kryer veprën penale – vepra të rënda kundër sigurisë së personave dhe pronës në komunikacion.

Nga Prokuroria themelore kanë sqaruar detajet në lidhje me rastin dhe shkaqet e aksidentit të autobusit “Durmo Turs”. Aksidenti tragjik në Llaskarcë ka ndodhur më 13 shkurt, 2019 ku humbën jetën 16 udhëtarë dhe u lënduan mbi 30-të të tjerë. /SHENJA/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...