Kamçev i ka dorëzuar materialet në prokurori para publikimit në “La Verita”

Date:

Incizimet për rastin “Zhvatja” të publikuara në gazetën italiane “La Veritta”, i ka poseduar shumë më herët Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kështu njofton Radio Evropa e Lirë, ku thuhet se këto incizime në Prokurori i ka dorëzuar biznesmeni Orce Kamçev, i cili është dëshmitar në këtë rast.

Prokuroria
“Incizimet që i posedon prokuroria janë dorëzuar nga ana e dëshmitarit të involvuar në rast, gjatë kohës së procedurës parahetimore dhe janë në përputhje me inçizimet e publikuara”

Sipas Prokurorisë, Këshilli Gjyqësor vendos për inçizimet, në përgjigjen për Radion Evropa e Lirë, ata kanë theksuar se nuk dihet nëse do të përdoren si dëshmi dhe se një gjë e tillë do të bëhet e ditur kur do të ngritet aktakuzë.

Prokuroria

“Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit posedon dhe çdo ditë mbledh materiale dëshmije për rastin “Zhvatja”, që në rrjedhën e mëtejshme të procedurës do të dorëzohen si dëshmi në procedurë eventuale gjyqësore. Këshilli gjyqësor ka të drejtë të pranojë ose jo dëshmitë e dorëzuara.”

REL shkruan më tej se,ende nuk dihet se si incizimet kanë përfunduar në gazetën “La veritta”, ndërsa nga Prokuroria kanë theksuar se inçizimet nuk kanë dalë nga ata. /Shenja

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...