Në Gjermani arrestohen tre shqiptarë „në të zezë“

Date:

12:43:33                   2016-11-14

 

 

 
Gjatë një kontrolli në një kantier në Osnabruück të Gjermanisë, më 3 nëntor 2016, nëpunësit doganorë kanë zbuluar tre punëtorë pa dokumentacion përkatës të punës.

 

 

 

Bëhet fjalë për tre shqiptarë, dy prej të cilëve janë paraqitur me dokumente greke. Gjatë verifikimit të pasaportave nga ekspertë gjermane, është konstatuar se dy pasaportat janë tërësisht të falsifikuar.

 

 

 

Nga hetimet e mëtutjeshme është vërtetuar se tre shqiptarët kanë ardhur në Gjermani si turistë, pa ndonjë lejeqëndrim përkatës për punë në territorin gjerman.

 

 

 

Tani, shqiptarët i pret një procedurë kundër qëndrimit ilegal në Gjermani dhe falsifikim të dokumenteve, ndërsa dëbimi i tyre do të bëhet nga organet përkatëse për të huajt, thuhet në një komunikatë të policisë gjermane, përcjellë „Shtegu.com“.

 

 

 

Ndaj punëdhënëist do të bëhen hetime lidhur me punësimin ilegal.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...