Ndërron jetë redaktorja e TVM-së, Fatmira Çeliku

Date:

Në moshën 56 vjeçare ka ndërruar jetë gazetarja e njohur shqiptare, Fatmira Çeliku, redaktore në programin për fëmijë pranë televizionit shtetëror në gjuhën shqipe.

E njohur si punëtore e zellshme, por edhe si njeri me karakter të butë e të këndshëm, me ikjen në amshim, Fatmira ka lënë një zbrazëtirë të madhe jo vetëm te kolegët e TVM-së, por edhe te esnafi i gazetarisë në përgjithësi.

Ja si e ka përjetuar ndarjen nga jeta të gazetares Çeliku, kolegia e saj Lumturie Hajro, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Më shumë se 1000 arsye kam për të ndje mungesën tënde Zonja Fatmira. Zonjë e meritoje në baze të veprave, andaj të drejtohesha me këtë titull edhe pse pëlqeje gjithmonë thjesht „teta Fatmira“. Prehu në paqe e dashur”.

Fatmira Çeliku përveç si gazetare, ka qenë edhe gjuhëtare e njohur. /Lajm/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...