Ja përse ndalohet kërkimi i lëmoshës në Zvicër

Date:

Një austriake 16-vjeçare, ka filluar të kërkojë lëmoshë në Bischofszell të Zvicrës, kur një plak ka shprehë gatishmërinë që t`i japë 30 mijë frangazvicerane. Por, një gjë të tillë e penguan bankierët, pasi në minutën e fundit një nëpunës bankar kishte dyshuar në këtë aksion, duke e alarmuar policinë, para se t`ia dorëzojë plakut të hollat.
Pas kësaj, policia e ka kontrolluar lypësen dhe tek ajo janë gjetur rreth 1.370 franga zvicerane. Ndaj saj është ngritur një kallëzim penal pranë Entit për të rinj në Kantonin e Thurgaut, thuhet në një komunikatë të policisë, të lëshuar gjatë ditës së martë.
Policia ka këshillluar qytetarët që të mos bien në ndikimin e lypësve dhe thjeshtë, t`i injorojnë të njëjtit, pasi kërkimi i lëmoshës në Zvicër është i ndaluar me ligj dhe lypësit mund të dënohen.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Të ardhurat mesatare të një familjeje në Zvicër arrijnë në 7.209 franga në muaj

Rritja e të ardhurave mbetet pothuajse e papërfillshme, ndërsa...

URAPRESS.CH – URA MES ATDHEUT DHE DIASPORËS!

Në botën e sotme të informacionit, ku çdo zhvillim...

Kulla Restaurant në Grenchen – shija e traditës shqiptare në zemër të Zvicrës

Në qytetin e Grenchenit, në kantonin e Solothurnit, Kulla...