Ndërron jetë gazetari i njohur i TVM, Reshat Kamberi

Date:

Në një njoftim në rrjetet sociale, familjarët kanë bërë të ditur se para pak çastesh ka ndërruar jetë gazetari i njohur i Radio Televizionit të Maqedonisë-Redaksia në Gjuhën Shqipe-TVM, Reshat Kamberi. i ndjeri do të kujtohet si personalitet me shumë vlera profesionale, por mbi të gjitha me vlera të larta njerëzore. Me vdekjen e tij, shqiptarët në Maqedoni kanë humbur një personalitet që i pasqyroi në mënyrën më shembullore dhe dinjitoze që është e mundur. Kontributi i tij në fushën e gazetarisë është grandioz dhe i pazëvendësueshëm. Me humbjen e tij, Radio Televizioni i Maqedonisë-Redaksia në Gjuhën Shqipe-TVM, ka humbur një koleg, një mik dhe një anëtar të familjes që e kishte krijuar me kolegët e tij në televizion. Redaksia e Shtegu.com u shprehë ngushëllime më të sinqerta familjarëve dhe gjithë të afërmve të tij. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, e enjte, 10-06-2021 ně namazin e drekěs, ně Xhaminë e Jahja Pashës, ndërsa vorrimi ně fshatin Koliçan i Epërm! (Shtegu.com)

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...