Ndalohen çekët, po planifikonin ngritjen e dronit “Kosova është Serbi” mbi stadiumin e Prishtinës

Date:

 
 
2019-09-07

Policia e Kosovës i ka ndaluar tetë çekë, pasi atyre iu është zënë një flamur i Serbisë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”, një dron, një kamerë, dy radiolidhje dhe gjashtë thi ka. të vogla. Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për informim nga Policia e Kosovës në Ferizaj, Mehmetali Hajdini. Gjashtë nga tetë çekët e arrestuar janë: Jan Zorabic, Tereza Honkova, Jan Stiler, Jakub Grus, Filip Cervenka, Nikola Zborilova. Sipas Hajdinit, çekët janë futur në Kosovë më herët.Ata kanë vizituar komunën e banuar me shumicë serbe, Shtërpcë, ku janë takuar me nxënës në shkollat serbe.Mjetet e zëna dyshohet se ata i kishin planifikuar që t’i përdorin në ndeshjen e Kosovë – Çeki, ku do të shfaqej flamuri në dron. Aktualisht personat janë duke u intervistuar”, ka deklaruar Hajdini.

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...