Pas ardhjes së ushtrisë gjermane në Kosovë, në vitin 1941 brezi kufitars mes Malit të Zi dhe Kosovës ishte kthyer në një arenë lufte mes forcave shqiptare dhe forcave çetnike serbe, shkruan FMimages.net
Në kë foto të rralla shihen luftëtarët shqiptarë dhe ushtarët gjerman në majen e Çakorrit, ku gjatë LDB janë zhvilluar luftime të ashpëra mes forcave shqiptare dhe atyre serbe.
Në foto shihet Mulla Zekë Bërdyna, një hoxhë patriot shqiptar i cili ishte dënuar me 9 viti burg në burgu famëkeq të Goli Otkut.
FM IMAGES/ Mulla Zekë Berdyna me bashkëluftëtarë shqiptarë dhe gjermanë, në mbrojtje të Çakorrit
“Unë nuk kam luftu për fe, por për kombin shqiptar”, kishte thënë Mulla Zekë Bërdyna, në sallën e gjyqit, FMimages.net
Mulla Zekë Bërdyna u lind rreth vitit 1918 në fshatin Novosellë të Pejës. Prej vitit 1941 e deri në vitin 1944 ka qenë në frontin e Rozhajës dhe Novi Pazarit, duke iu kundërvënë çetave çetnike me çetat vullnetare. Në njërën prej këtyre betejave, në vitin 1943, në masakrën e Bihorit, plagoset rëndë. Në vitin 1948 burgoset dhe dërgohet në Nish për katër vite dhe në Goli Otok.
FM IMAGES/ Mulla Zekë Berdyna me bashkëluftëtarë shqiptarë dhe gjermanë, në mbrojtje të Çakorrit
Mulla Zeka, pasi doli nga burgu, përveç si imam i fshatit Novosell, u aktivizua sidomos në pajtimin e gjaqeve dhe konflikteve mes njerëzve./ina-online