Dënim i përjetshëm për një shqiptar në Gjermani, hetoi edhe FBI

Date:

13:10:04                  2019-04-03

 

 

Rreth dy vjet pas vrasjes së një të riu shqiptar në Gjermani, njërin nga të dyshuarit kryesor, Gjykata rajuonale në Ulm e dënoi me burgim të përjetshëm. „Prova e përpiktë“ nga hetuesit e kanë demonstruar bindshëm përfshirjen kyçe të të pandehurit 47-vjeçar nga Göppingeni, tha kryetari i trupit gjykues, Gerd Gugenhan gjatë shqiptimit të dënimit, shkruajnë mediat gjermane, përcjelll Shtegu.com. Në këtë mënyrë, gjykata ndoqi padinë e prokurorit. Vendimi gjyqësor kundër të akuzuarit nga Shqipëria, ende nuk është i plotfuqishëm.

Motivi i kryerësit të veprës dhe bashkëpunëtorit të tij gjithashtu nga Shqipëria, i cili deri më tani është i pakapshëm, sipas gjykatës ka qenë hakmarrja. Vrasja ka qenë akt i hakmarrjes së një personi të vrarë në Shqipëri në vitin 2000, tha gjyqtari.

Sipas prokurorëve, viktima 19-vjeçare ishte joshur në prill 2017, si pjesë e një „hakmarrjes“ arkaike në liqenin Erbacher, jo shumë larg nga Ulmi dhe është vrarë së paku me tetë goditje në pjesën e prapme të kokës, të kryera me një çekiç, informon më tej Shtegu.com.

Shqiptari i ri ishte nipi i personit që në Shqipëri, 19 vite më parë kishte vrarë një person. Ky akt ka shkaktuar një zinxhir të tërë të „vrasjeve nga gjakmarrja“. Pas veprës, grupi hetues „Soko See“ i kishte filluar hetimet, informon Shtegu.com. Policia amerikane FBI ka ndihmuar dhe siguruar të dhëna që i kanë krijuar lëvizjet e profilit të të akuzuarit, ka njoftuar gazeta gjermane „Schwäbische Zeitung“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...