Fatkeqësi hekurudhore në afërsi të Velesit, 14 emigrantë kanë humbur jetën

Date:

14 emigrantë humbën jetën mbrëmë në fatkeqësinë hekurudhore në afërsi të Velesit, kur treni i linjës Selanik-Beograd ka goditur grupin e emigrantëve. Tereni në vendin e fatkeqësisë është i ngushtë dhe i pakalueshëm dhe kjo supozohet të jetë një nga arsyet e fatkeqësisë. Ka dëshmuar edhe vozitësi i trenit. Ai thotë se ka filluar të frenoj menjëherë posa e ka vërejtur grupin prej dhjetëra personash në binar, por për shkak të shpejtësisë nuk ka arritur që ta ndaloj trenin. 

“Është kryer hetimi, janë gjetur trupat e 14 emigrantëve ilegal. Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe 8 persona tjerë me siguri familjar të tyre dhe të njëjtit janë dërguar në stacionin policor për të deklaruar me qëllim që në mënyrë adekuate të dokumentohet rasti. Sipas informatave të para nga hetimi në vendngjarje, bëhet fjalë për persona të rinj të moshës 20 vjeçare. Nga informatat e para të dhëna në polici bëhet fjalë për emigrant ilegal me prejardhje nga Afganistani dhe Somalia”, deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.

Kotevski tha se MPB po merr masa në drejtim të sigurimit më të madh të kufirit jugor prej nga edhe vijnë emigrantët ilegal. Kjo nuk është fatkeqësia e parë që ka ndodh me emigrantët e huaj në hekurudhat e Maqedonisë. Më së shpeshti linja hekurudhore është ajo përmes së cilës lëvizin emigrantët. Gjyltene Rexhallari Alsat m

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...