Motrat Qiriazi, një borxh i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Date:

Arben Ratkoceri
Deri sa familja Jashari është simbol i lirisë së Kosovës, familja Vlora e Pavarësisë së Shqipërisë, familja Qiriazi nga Maqedonia, janë simboli i Alfabetit, Abetares, Arsimit dhe ndërgjegjies kombëtare. Dy të parat kanë vendin e merituar ne histori , ndërsa Qiriazët sidomos motrat Sevasti e Parashqevi nga shqiptarët e Maqedonisë, nga ku ishin, vetëm simbolikisht përmenden ndonjëherë. Asnjë institucion kulturor, shesh, rrugë e sidomos shkollë apo Universitet nuk mbanë emrin e tyre. Vendin e merituar ua kanë „nxanë“ emrimet apo simpoziumet e përkujtimet e figurave diskutabile historike madje edhe të dyshimta të tipit allaXhemjet, beglerë koti, kaçak te luftës së dytë apo komumistë mizor.
P.s Sevastie e Parashqevia në fillim të shek XX janë shkolluar në shkollat elitare të Stambollit e ato të Amerikës, ku kthehen në Manastir dhe në shtëpin e tyre organizojn mbledhjet komisioni të Kongrsit të Alfabetit,, botojn abetaren e parë shqipe, hapin shkollat e para shqipe edhe atë për vajza etj etj. Krejt ky kontribut është në kohën (fillim i vitit 1900) kur ndërgjegjia kombetare ishte minore tek shqiptarët ndërsa pozita e femrës ishte „moza ma keq“…pra Motrat Qiriazi janë një borgj i madh ende i papaguar, nga ne shqiptarët e Maqedonisë

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...