Në Zvicër, në çdo 15 ditë ndodhë që burri të vret partneren

Date:

Njëra nga viktimat e krimit të rëndë që ndodhi në muajin maj 2019 në Cyrih, ishte edhe një shqiptare e Kosovës, Leonora F. (34), me prejardhje nga Kamenica

Leonora F. ka bashkëjetuar një kohë me 60-vjeçarin, vrasësin e saj dhe të 38 vjeçares Dana T. (38). Më në fund, 60-vjeçari ka vrarë edhe vetveten.

Loja e maces dhe miut kishte përfunduar me një fund të përgjakshëm. Të premten në mëngjes ishte krijuar një dramë pengmarrëser në një apartament në Döltschiweg 55, në Cyrih-Wiedikon. Zvicerani Ante S. (60), ish-partneren e tij Leonora F. (34 ) dhe shoqen e saj Dana T. (38) i merr peng në katin e dytë të ndërtesës së apartamenteve. Në orën 05:22 të mëngjesit, në Policinë e qytetit të Cyrihut erdhi thirrja e parë e urgjencës, njëra nga gratë ishte në telefon: ajo po lutej për ndihmë. Telefonatat e mëtejshme nga banorët e befasuar arrijnë në qendrën e alarmit. Shërbimet e urgjencës menjëherë nxitojnë në vendin e ngjarjes.
Zhvillohen skena të shëmtuara. Leonora F. shfaqet në ballkon – pas saj një pengmarrës. Ai tërheq viktimën e tij përsëri në apartament. Pak më vonë, policia ka mundur të vendosë kontakt fillestare me Ante S. Fillon lufta e nervave. Zëdhënësi i policisë së qytetit Marco Cortesi tha: „Ai tha se kishte dy gra nën kontrollin e tij dhe kërcënoi t’i vriste të dyja“.
Forcat speciale mbërrijnë në vendngjarje. Përfshirë edhe njësinë speciale Scorpion dhe negociatorët profesionistë. Në të njëjtën kohë, zona përreth është e rrethuar në një zonë të madhe. Një banor i shtëpisë për „Blick“ deklaron: „Ne nuk po mund të dalim jashtë dhe po i mbajmë dyqanet të mbyllur“.

Situata po përkeqësohej. Në ora 08:30 të mëngjesit, pengmarrësi Ante S. përpiqet të kontaktojë një herë të fundit me policinë, kërkon edhe dhjetë minuta kohë dhe premton: „Do të dal!“ Por premtimi i dhënë ishte një premtim i rremë. Dëgjohen të shtëna. Banesa sulmohet, njësia speciale has tre persona të plagosur rëndë – dhe një pistoletë. Çdo ndihmë është tepër e vonshme. Pengmarrësi dhe dy viktimat e tij vdesin, informon Shtegu.com.
Sipas informatave të „Blick“, drama po zhvillohej në banesën e Dana T. Për një kohë të gjatë, shtetasja çeke e kishte lënë shqiptaren të banojë në banesën e saj. Gruaja e re jetonte e ndarë nga ish-partneri i saj Ante S. Gratë e kanë njohur njëra tjetërn nga puna, të dyja punonin në sektorin e infermierisë. Emri i Leonora F. ka mbetur gjithashtu në kutinë postare për një kohë të gjatë.

„Blick“ e kishte kontaktuar ish bashkëshorten e pengmarrësit – me Ante S. ajo jetoi deri shtatë vjet më parë. Lajmin e vdekjes së tij, ajo e mësoi nga policia: „Po, ish-burri im vdiq sot, krimi në Wiedikon ishte një krim marrëdhënieje“.

Saktësisht se si ndodhi marrja e pengjeve tani bazohet në dosjet e hetimit që janë në dispozicion të „NZZ“. Kur Ante S. qëndroi në apartament në Döltschiëeg, ai kishte një pistoletë “Deutsche ëerke”, një kuti municioni dhe shirit ngjitës të verdhë në bagazhet e tij.
Në orën 05:20 të mëngjesit, Dana T. telefonon në qendrën e urgjencës. Dosjet tregojnë se ajo ishte duke „u plçkitur“ dhe ka nevojë urgjente për policinë. Kontakti me T. ndërpritet, prapa mund të dëgjohen vetëm britma. Urgjenca përpiqet të kontaktojë përsëri T. – pa sukses.

Policia mbërrin tetë minuta më vonë. Sidoqoftë, çfarë nuk e dinin shërbimet e urgjencës: Dana T. tashmë ishte e vdekur, Ante S. e qëlloi në ballkon. Banorët dëgjojnë një të shtënë, por atë e raportojnë më vonë te hetuesit.

Autopsia e mëvonshme do të tregojë se T. vdiq disa orë para Ante S. dhe Leonora F. „Kjo mbështet rrjedhën e krimit që Ante S. qëlloi Dana T., e cila kontaktoi mbrojtjen dhe shpëtimin në ballkon në 05.20 të mëngjesit“, thuhet në aktet e raportuara nga „NZZ“.

Sidoqoftë, krimi ka një histori të gjatë: Ante S. ishte regjistruar për shkak të dhunës në familje – ai kishte rrahur Leonora F. Kjo është arsyeja pse 34-vjeçarja u nda nga ai në mars dhe kërkoi strehim me kolegen e saj Dana T. Por edhe atje ai e ndiqte.

Në pyetësorin që pasoi në mars, prokurori publik tha se madje ai ishte „penduar“. Sidoqoftë, S. e përshkruan mjedisin e tij si agresiv, të paparashikueshëm, një tiran dhe ndjekës.

Kjo vrasje është pjesë e një numri të madh të vrasjeve – të ashtuquajturat femicide. Në Zvicër, një burrë vret partneren e tij në çdo 15 ditë. Tani qeveritë kantonale dhe Berna federale po merren gjithashtu me problemin. Megjithatë, ëdo preventivë është e vonshme për viktimat.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...