Mos besoni po të doni: Arrestohet plaçkitësi tetëdhjetëvjeçar i bankës në Zvicër

39 Lexime

16:29:44              2018-01-09

 

 

Policia zvicerane e Kantonit të Lucernit ka arrestuar plaçkitësin e dyshuar tetëdhjetëvjeçar, i cili para disa ditësh plaçkiti një bankë në Meggen të Zvicës.

 

Policia zvicerane i ka rënë në gjurmë plaçkitësit tetëdhjetëvjeçar, i cili nga fundi i muajit dhjetor të vitit të kaluar, në Meggen të Zvicrës plaçkiti filialin e bankës Raiffeisen. Duke iu falënderuar hetimeve intensive ai tashmë është arrestuar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjellë „Shtegu.com“.

 

Nga fundi i muajit dhjetor të vitit të kaluar, një person i maskuar ka plaçkitur bankën Riaffeisen në Meggen, duke marrë me vete një sasi të hollash. Më pas, ai është larguar nga vendngjarja në këmbë, në drejtim të panjohur. Duke iu falënderuar hetimeve intensive, policia zvicerane ka arritur ta identifikojë plaçkitësin e dyshuar dhe ta arrestojë në vendbanimin e tij në Kantonin e Lucernit.

 

Tetëdhjetëvjeçari e ka pranuar veprën. Për momentin, Gjykata e masave të detyrueshme është duke shqyrtuar mundësinë e paraburgimit të tij me urdhër të prokurorit. Hetimet është duke i zhvilluar Prokuroria në Emmen. (Shtegu.com)